E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pezullohet nga puna zv/presidenti i PE
Lajme

Pezullohet nga puna zv/presidenti i PE

Është pezulluar nga posti i tij zv/presidenti i Parlamentit Europian, polaku Ryszard Czarnecki. Pezullimi i tij u bë me anë të një votimi të Asamblesë, pasi Czarnecki ofendoi bashkëkombësen dhe kolegen e tij Roza Thun, duke e cilësuar si bashkëpunëtore të nazistëve, epitet që u jepet shtetasve polakë, të cilët denoncuan hebrenjtë në kohën e luftës. Votimi ishte i fshehtë, ndërsa votat për pezullimin e tij ishin 447 kundrejt 196 që votuan për qëndrimin e tij në atë post.

Vendimi për largimin e tij nga posti u mor nga kryetarët e grupeve politike gjatë konferencës së deputetëve, ndërkohë që gjesti i tij u cilësua si një sjellje e rëndë dhe e keqe. Në një intervistë pas kësaj ngjarje zëvendës presidenti i Parlamentit Europian refuzoi të kërkonte falje.

Përveç pezullimit nga posti atij tashmë i ndalohet të përfaqësojë Parlamentin Europian në çfarëdo lloj mënyre. Tashmë pritet një tjetër process votimi për të zgjedhur një zëvendës president të ri. Vendimi i marrë nga konferenca e presidentëve nuk i drejtohet Polonisë, apo grupit politik të cilit i përket Czarnecki, por shpreh qëndrimin e liderëve politikë të cilët nuk dëshirojnë më të përfaqësohen nga ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.