Kryemadhi – Ramës: Je bylmez!
Vota kundër SHBA
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama për votën kundër SHBA-së në Kuvend: “Ky kryeministri ynë që nuk lë pa thënë , e citon Ismail Qemalin, – tha kryemadhi, – nuk është tjetër veçse një bylmez. Para se t’i kundërvihej presidentit Trump dhe SHBA, gjë që e beri edhe gjatë fushatës elektorale – se po të mos ndërhynte ky do të bëhej qameti atje – duhet t’i ishte referuar si fillim presidentit Wilson për moslejmin e ndarjes së Shqipërisë; duhet të kishte kujtuar Klintonin lidhur me Kosovën; duhej të kishte kujtuar presidentin Bush lidhur me anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Edhe Shqipëria dhe shqiptarët kanë qënë mirënjohës. Nëse do të kishte pritur Klintoni të merrte lejen e OKB, sot nuk do të kishte mbetur shqiptar në Kosovë.
SHBA jo vetëm udhëhoqi me vendosmëri fushatën për Kosovën, e kanë udhëhequr me vendosmëri fushatën për njohjen e Kosovës dhe vetëm një ditë para votës në OKB, ambasadorja amerikane në OKB deklaroi me krenari bashkëshortin e saj shqiptar.
Vota nuk ishte votë adhurimi për BE por kundër SHBA dhe interesave kombëtare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



