E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Majko takon senatorin e Miçiganit, flitet për deportimin e shqiptarëve nga Amerika
Lajme

Majko takon senatorin e Miçiganit, flitet për deportimin e shqiptarëve nga Amerika

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko zhvilloi një takim me Senatorin e shtetit të Miçiganit, njëkohësisht Kryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Senat, Gary Peters.

Pasi e falenderoi Senatorin Peters për punën e tij në mbështetje të komunitetit shqiptar në Miçigan, Majko e informoi atë mbi përpjekjet që po bëhen në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, për të forcuar marrëdhëniet me diasporën shqiptare kudo në botë.

Majko u ndal tek rëndësia që qeveria i kushton komunitetit shqiptar në SHBA, si një prej komuniteteve më të mëdha.

“Po punojmë për të mundësuar një koordinim më të mirë të shqiptarëve jashtë vendit, jo vetëm për një përfaqësim më të madh të tyre në vendin pritës, por edhe krijimin e lidhjeve më të forta mes anëtarëve të komunitetit”, u shpreh Ministri, sipas të cilit kjo do të mundësoje ruajtjen e identitetit kombëtar.

Majko foli lidhur me planet për organizimin e një konvente të diasporës shqiptare në SHBA.  U përmendën gjithashtu iniciativa që do të mundësojnë ardhjen në Shqipëri të të rinjve me origjinë shqiptare gjate periudhës së verës.

Nga ana e tij, Senatori Peters u shpreh se pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Miçigan, janë pasuri për shtetin që ai përfaqëson. Ai bëri të ditur se do të vizitojë Shqipërinë së shpejti.

Senatori iu referua rastit të disa të rinjve shqiptarë, të cilët pavarësisht shkollimit e kualifikimit profesional, rrezikojnë deportimin nga mos arritja e një marrëveshje për DACA-n, programi që mbron mijëra emigrantë ne vend.

Në fund, Senatori Peters i shprehu mirënjohjen e tij Majko për rolin e Shqipërisë në strehimin e MEK-ëve, duke nënvizuar se ky gjest tregon se Shqipëria është një mik i vërtetë i SHBA.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.