E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I BURGOSURI U ARRATIS DJE NË MËNYRË SPEKTAKOLARE NGA GJYQI, ARRESTOHEN SOT 2 PUNONJËS TË POLICISË
Lajme

I BURGOSURI U ARRATIS DJE NË MËNYRË SPEKTAKOLARE NGA GJYQI, ARRESTOHEN SOT 2 PUNONJËS TË POLICISË

Ditën e djeshme si rrallë herë, është arratisur nga ambientet e gjykatës së Apelit në Gjirokastër 24-vjeçari Saimir Ahmeti. Sakaq janë arrestuar dy punonjës të IEVP Sarandë.

Të arrestuarit janë Njazi Kaçupaj dhe Fatjon Idrizi me detyrë punonjës të policisë në IEVP Sarandë.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

“Në datë 07.02.2018 nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjitshme të Burgjeve është bërë verifikimi i ngjarjes së ndodhur më datë 07.02.2017 në ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër në lidhje me procedurat e ndjekura nga punonjësit e policisë të IEVP Sarandë gjatë shoqërimit të të paraburgosurve.

Pas verifikimeve të kryera, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë bëri arrestimin në flagrancë shtetasve, Njazi Kaçupaj, i biri i Hasan dhe Tajane, i datëlindjes 25.03.1966, lindur në Vlorë dhe banues në Sarandë dhe Fatjon Idrizi, i biri i Hekuran dhe i Mufire, i datëlindjes 19.05.1990, lindur në Sarandë dhe banues në Sarandë me detyrë punonjës të policisë në IEVP Sarandë.

Arrestimi i tyre është bërë pasi;

Më datë 07.02.2017, gjatë shoqërimit të të parapurgosurit Saimir Ahmeti, i arrestuar për veprën penalë “Përndjekje” parashikuar nga neni 121/a i K.Penal, në ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, nuk kanë zbatuar procedurat standarde të ruajtjes dhe shoqërimit të të paraburgosurve, si pasojë e të cilave ka ardhur largimi nga ambientet e kësaj Gjykate të këtij të paraburgosuri.

Ky i paraburgosur është kapur disa orë më vonë nga forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasit e mësipërm kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, i ndryshuar.

Materialet i proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër”.

Kujtojmë se i arratisuri Saimir Ahmeti u arrestua nga policia pas denoncimit të ish vjehrrës se i përndiqte të bijën, me të cilën kishte bashkëjetuar, por pa dëshirën e prindërve të vajzës.  Ai mundi arratiset nga gjykata përmnes dritares së tualetit të gjykatës por është kapur disa orë më vonë nga forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.