E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një Parlament më të pastër?
Lajme

Një Parlament më të pastër?

Një Parlament më të pastër?/ Ikën kriminelët dhe erdhën deputetët me biseda perverse

Në takimin e Këshillit të Stabilizim-Asociimit, deputetja e PD –së, Albana Vokshi, ka folur për një Kuvend më të pastër sa i përket inkriminimit.

“Falë iniciativës së Opozitës për dekriminalizimin sot, kemi një Parlament më të pastër”, ka thënë Vokshi.

Është e vërtetë që mund të kemi një Parlament më të pastër, por me më shumë perversë.

Thënë ndryshe, ikën kriminelët nga Parlamenti dhe erdhën deputetët me biseda perverse.

Dje CNA, (CityNews Albania) denoncoi skandalin e mesazheve erotike që u prodhua në ambjentet e Parlamentit.

Një deputet i cili paguhet me taksat e  qytetarëve për t’i përfaqësuar në Kuvend,  e sheh institucionin si vend për të shkëmbyer mesazhe erotike.

Deputetja Vokshi, para se të flasë për pastërtinë e Kuvendit, duhet duhet të flasë për denoncimin  që është bërë dje, se si e komenton veprimin e kolegut të saj.

Vokshi duhej të ndiqte shembullin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD –së, Arben Ristani i cili dënoi skandalin.

Por, për Vokshin duket se nuk përbën shqetësim perversiteti, ndaj ka zgjedhur të heshtë  përballë këtij skandali./CNA.al

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.