Qeveria ju prish edhe Shën Valentinin shqiptarëve. Në ditën e Shën Valentinit, ka rënë sistemi i gjendjes civile, dhe ata që duan të nxjerrin një dokument apo të martohen nuk e kanë këtë mundësi.
Ndërkohë që shumë të çifte të reja kanë lënë si datë të martohen në ditën e të dashuruarve, që ta kenë si simbolikë të lidhjes së tyre, edhe këtë ua ka mohuar qeveria.
Kudo nëpër zyrat e gjendjes civile janë shkaktuar radhë të gjata të cifteve të cilët presin të kurorëzojnë dashurinë e tyre në ditën e Shën Valentinit, por duke qënë se ka rënë sistemi, kjo nuk është e mundur.
CNA.al prej ditësh e ka paralajmëruar një skandal të tillë dhe ende nuk është marrë asnjë masë./ CNA.al