“Ngritja e Bursës Shqiptare të Energjisë, nuk fsheh bursën e krimit e arrogancës”
Luan Rama nga kuvendi i shqipërisë ka theksuar se, duke miratuar sot ngritjen e Bursës Shqiptare të Energjisë, ne nuk mund të fshehim bursën e krimit, bursën e korrupsionit, bursën e arrogancës e të abuzivizmit shtetëror!
Fjala e plotë e Luan Ramë në kuvend:
Ngritja e Bursës Shqiptare të Energjisë eshtë një nismē interesante dhe vlerësuar në aspektin semantik, tingëllon një ide joshëse e të krijon përshtypjen e gabuar, se të gjitha problemet e tjera te sistemit energjetik ne vend janë zgjidhur. E meqë nuk ka më asnjë problem me cilësinë e furnizimit me energji, me faturimet e mbifaturimet, me shperdorimet dhe abuzimet, jemi në kohë për te krijuar tashmë edhe Bursën shqiptare të Energjisë!
Duke qenë dakord me nismën, dua të referoj për ju njërin prej synimeve të krijimit të bursës dhe që sipas qe erisë është: rritja e transparencës dhe e disiplinës financiare!
Çeshtja e transparencës është një çeshtje esenciale për qeverisjen e mirë. E pse eshte vlerësuar kështu, programi i qeverise e veçon ate si nje parim të qeverisjes!
Mirëpo kur vjen puna për të kaluar nga programi tek zbatimi i tij, transparenca humbet, zhduket e zëvendësohet me arrogancën, mospërfilljen e madje edhe me nençmimin e qytetareve!
Nje qeverisje e mire nuk e tradhëton moton “qytetari i pari”, por punon e udhehiqet prej saj!
Mirëpo a eshte qytetari i pari siç predikon edhe Kryeministri yne!
Eshte, por vetem ne fjale, eshte ne butaforitë e neveritshme mediatike e askund tjeter!
Sepse, po te ishte qytetari i pari, pandëshkueshmeria nuk do të favorizonte bizneset e qeverise qe vjedhin e nuk paguajne energjinë qe harxhojne, e nga ana tjeter ndeshkohen e penalizohet me fatura disafish me te shtrenjta nga sa shpenzojne qytetaret e varfer e pa asnje perkrahje!
Po pandeshkueshmeria dhe mungesa e transparences janë shndërruar në praktikë qeverisëse, e duke miratuar sot ngritjen e Bursës Shqiptare të Energjisë, ne nuk mund të fshehim bursën e krimit, bursën e korrupsionit, bursën e arrogancës e të abuzivizmit shtetëror!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



