E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekretari amerikan i Shtetit uron Kosovën: Jemi gjithmonë përkrah jush
Lajme

Sekretari amerikan i Shtetit uron Kosovën: Jemi gjithmonë përkrah jush

Pas presidentit të SHBA-ve Donakd Trumo pk ditë më parë edhe Sekretari I Shtetit Rex Tillerson ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë. Mes të tjerave, Tillerson ka ripërsëritur mbështetjen e SHBA-së për shtetin e Kosovës.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara, i uroj Kosovës dhe qytetarëve të saj, 10-vjetorin e pavarësisë, si një komb sovran. Në një dekadë që nga pavarësia, Kosova ka treguar vendosshmëri për t’u bërë një shtet më stabil, demokratik dhe gjithëpërfshirës. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përkrahin qytetarët e Kosovës, të cilët punojnë në fuqizimin e institucioneve demokratike e multientike, në rritjen ekonomike si dhe në forcimin e sundimit të ligjit, në rrugën drejt integrimit të plotë në bashkësinë ndërkombëtare, ka thënë Tillerson. U uroj qytetarëve të Kosovës një të ardhme të mbushur me paqe dhe prosperitet”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e sekretarit Tillerson.
Gjatë ditës së sotme janë paralajmëruar një varg aktivitetesh për shënimin e pavarësisë së shtetit. Ditë më parë edhe presidenti amerikan, Donald Trump ka uruar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për 10-vjetorin e pavarësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.