E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fushë – Krujë, raportohet për të shtëna me armë, një person në pranga
Lajme

Fushë – Krujë, raportohet për të shtëna me armë, një person në pranga

Një aksion i madh policor për kapjen e autorëve të vrasjes së ndodhur 2 ditë më parë në Tiranë është duke u zhvilluar në zonën e Fushë – Krujës.

Nga raportimet e para mësohet se forca policore të Krujës, Tiranës , Durrësit, FNSH e Shqiponja po marrin pjesë në aksion.

Mësohet se policia është vënë në ndjekje të disa makinave, ndërsa ka pasur edhe përplasje për shkak se nuk kanë pranuar të qëndrojnë në postbllok.

Bëhet me dije se ka pasur edhe të shtëna me armë.

Dy ditë më parë në zonën e ish- bllokut në Tiranë u vra me armë biznesmeni 64 vjeçar Memli Begalla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.