Aksidenti tragjik i Shkodrës/ Përmendet nëna. Mjekët: Kërkon të shohi fëmijët
Mjekët e Spitalit të Shkodrës kanë njoftuar se nëna e tre fëmijëve, Ervisa Preka e përfshirë në aksidentin tragjik që ndodhi dje, është përmendur dhe kërkesa e parë e saj ka qenë të shohë fëmijët.
Fatkeqësisht foshnja 9 muajshe dhe vajza e vogël 5 vjeçe nuk mbijetuan dot nga aksidenti. Ndërsa 10-vjeçarja është ende në gjendje kome dhe vazhdon të jetë në rrezik për jetën.
“Janë katër të shtruar, të katërt trajtohen me terapi intensive, me rëndë është gjendja e vajzës të ciftit të aksidentuar, gjendje kromatoze, me shumë pak pikë, ndërsa tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Vajza vazhdon me qënë në gjendje rreziku për jetën”
Aksidenti ,drejtuesit të fuoristradës iu fal dënimi

Sokol Mujaj ishte një prej personave të përfshirë në aksidentin tragjik të Shkodrës. Sipas informacioneve, drejtuesi i fuoristradës Mujaj, rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Ai është arrestuar në vitin 2004 për trafik raketash nga Mali i Zi drejtë Shqipërisë dhe u dënua nga Gjykata e Krimeve të rëndë me gati 8 vite burg.
Sipas të dhënave Sokol Mujaj sëbashku me Ilmi Isufin, Armir Troshanin dhe Mentor Canin u arrestuan si pjesë e një organizate që trafikonin 3 raketa tokë – ajër të tipit “STELA 2 M”, të cilat do të trafikoheshin më pas nga Tirana në një destinacion tjetër jashtë Shqipërisë.
Nga ky dënim Mujaj kreu vetëm 6 vite burg, pasi në vitin 2010 ai u lirua pas amnistisë nga Presidenti Bamir Topi.
Mujaj edhe pse rezultonte në gjendje të lirë, është një person i skeduar nga ana e policisë dhe mbahej vazhdimisht në survejim. Edhe sa i përket shkaqeve të këtij aksidenti tragjik, policia është ende pa një version të saktë se kush është shkaku u aksidentit që mori jetën e 3 personave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



