E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pa pajtueshmërinë e Listës Serbe, nuk ka seancë për Demarkacionin
Lajme

Pa pajtueshmërinë e Listës Serbe, nuk ka seancë për Demarkacionin

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e paraparë të mbahej të dileën, ku në rend dite ishte votimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, është shtyrë për një ditë tjetër.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj nuk u shpreh i sigurt se koalicioni qeverisës i ka votat për miratimin e kësaj marrëveshje.

Lista Serbe është ajo që po e bllokon ratifikimin e demarkacionit, pasi sipas tyre së pari duhet të votohet Asociacioni i Komunave Serbe.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se caktimi i seancës për demarkacionin është i varur nga serbët.

“Nëse arrihet pajtim me Listën Serbe seanca mbahet nesër në orën 14:00. Nëse deri në mbrëmje nuk ka ndonjë pajtueshmëri atëherë nuk dihet se kur do të mbahet kjo seancë”, thotë ky burim.

Kjo marrëveshje pritet të shkojë para deputetëve së bashku me aneskin e dakorduar në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Votën pro ratifikimit e ka deklaruar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndërsa, partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje aneks-marrëveshjen e arritur në mes dy shteteve e ka quajtur mashtrim

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.