E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publik News

Gjurma 700 mijë vjeçare e një fëmije gjendet në Etiopi

Në zonën arkeologjike të Gombore II-2 në Melka Kunture, Etiopi, një grup hulumtuesish të Universitetit La Sapienza në Romë zbuluan gjurmët e këmbëve të disa fëmijëve që mendohet se duhet të kishin qenë duke lëvizur rreth prindërve të tyre, të cilët kishin qenë duke therur një kafshë pas një gjuetie.  Këto mendohet të jenë hapat e para të një fëmije dhe datojnë 700 mijë vjet më parë.

Ku zbulim ka shumë pak precedentë dhe është i rëndësishëm në studimin e jetës parahistorike.

Hulumtuesit panë dhe më pas kufizuan gjurmën shumë të vogël të një fëmije, që me sa duket nuk duhet të kishte ecur mirë, të skalitur në baltën e një pellgu pranë eshtrave të një hipopotami.

Këto gjurmë, sipas një mjeku hulumtues, që shkroi për këtë edhe një artikull në revistën “Raporte shkencore”, janë një pamje e jetës nga parahistoria. Po sipas tij, deri tani, nuk dihej se në çfarë moshe fillonte edukimi për aktivitetet e përditshme. Gjithashtu u identifikuan edhe “llojet e homicideve” dhe mendohet se kemi të bëjë me mbetjet fosile të Homo heidelbergensis.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.