E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto /Gjendja skandaloze e rruges nacionale Permet-Tre Urat
Lajme

Foto /Gjendja skandaloze e rruges nacionale Permet-Tre Urat

Foto te frikshme nga gjendja e sotme e rruges nacionale Permet-Tre Urat, rruge qe lidh me Greqine dhe me Qarkun e Korçes.

Shehu i drejtohet kryeministrin me nje akuze te forte. ‘Z.Kryeminister, ju jo vetem po e diskriminoni Qarkun e Gjrokastres, por dhe po e izoloni ate!’- shkruan ai.

Postimi i Shehut

Z.Kryeminister, ju jo vetem po e diskriminoni Qarkun e Gjrokastres, por dhe po e izoloni ate!
Po publikoj disa foto dramatike te gjendjes se sotme te rruges nacionale Permet-Tre Urat, rruge qe e lidh me Greqine dhe me Qarkun e Korces.
Kam publikuar disa here per gjendjen e rende infrastrukturale ne ate Qark, edhe per kete rruge shume te rendesishme, jo vetem per komunikimin e qytetareve, por dhe per zhvillimin e turizmit, ekonomise, aktiviteteve etj.
Kam terhequr vemendjen per gjendjen e degraduar te ketij Aksi te Jugut…asgje!
Dhe tashti po ndodh cfare ishte parashikuar, ajo rruge po mbyllet krejtesisht.
Aktualisht ne pjese te saj mund te levizin vetem automjete te vogla, vetem ne nje korsi dhe keto duke u rrezikuar.
Per autobuza, turiste e mallra as qe behet me fjale, e pamundur!
Z. Kryeminister, ne 4,5 vite te Qeverisjes suaj, ju nuk keni bere asnje investim ne infrastrukturen e atij Qarku; rruga Kardhiq-Delvine nuk ka avancuar as dhe nje meter, Boshti i Jugut eshte harruar krejt, ne nivel rural nuk ka asgje…etj!!
Me tej aeroporti i Gjirokastres….?!
Ato qe ekzistonin: rruget, urat, veprat muzeale, energjia, ndertesat..bizneset etj, vecse po shkaterrohen, se bashku me mijrat e banoreve qe po largohen.
Z.Kryeminister, keshtu si po veproni ju po e ktheni ate Qark simbol vlerash e historie, vecse ne nje “geto” varferie, pa punesie, deshperimi e braktisje!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.