E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekzekutohet në banesë gazetari investigativ bashkë me të dashurën e tij.
Bota

Ekzekutohet në banesë gazetari investigativ bashkë me të dashurën e tij.

Qëllohet per vdekje ne shtepi gazetari investigativ sllovak, se bashku me te dashuren.

Shefi i policisë sllovake, Tibor Gaspar, tha se Jan Kuciak, 27 vjeç, dhe partnerja e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në qytetin Velka Maca, 65 kilometra në lindje të Bratisllavës. Sipas tij, vrasjet duket se kanë të bëjnë me aktivitetet hulumtuese të gazetarit.

Sllovakia “nuk ka përjetuar kurrë një sulm të tillë mbi një gazetar”, tha Gaspar, duke shtuar se Kuciak ka qenë duke punuar për portalin Aktuality.sk.

Raporti i tij i fundit, më 9 shkurt, ka trajtuar një mashtrim të dyshuar me taksa, në lidhje me një kompleks luksoz të apartamenteve në Bratisllavë.

Rasti rreth këtij kompleksi ka shkaktuar protesta vitin e kaluar, në kërkim të dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Robert Kalinak, për marrëdhëniet e tij te biznesit me një zhvillues pronash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.