E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U TRAJTUA SI VDEKJE NATYRALE, POLICIA ZBARDH VRASJEN SHOKUESE TË GRUAS NË FIER, ARRESTOHET I SHOQI, PROCEDOHET MJEKU I URGJENCËS
Lajme

U TRAJTUA SI VDEKJE NATYRALE, POLICIA ZBARDH VRASJEN SHOKUESE TË GRUAS NË FIER, ARRESTOHET I SHOQI, PROCEDOHET MJEKU I URGJENCËS

U trajtua si vdekje natyrale por policia ka zbuluar se gruaja Verke Velaj është vrarë nga i shoqi.

Ngjarja ka ndodhur në Fier në janar të vitit 2017 ndërsa sot policia ka prangosur Namik Velaj, 75 vjeç, banues në Patos, burri i Verke Velajt. Sakaq, policia bën me dije se ka nisur edhe procedimi penal ndaj mjekut, I.T., të urgjencës së Spitalit Rajonal Fier për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

MË SHUMË DETAJE:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë rifilluar hetimet për një ngjarje të ndodhur në Janar të 2017 ku ka humbur jetën shtetasja V.V, vdekja e së cilës është trajtuar si vdekje natyrale.

Pas një pune hetimore disa mujore nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, është arritur të sigurohen prova dhe të meret masa e ndalimit ndaj autorit të dyshuar të vdekjes së shtetases V.V, bashkëshortit të saj, shtetasit:

-Namik Velaj, 75 vjeç, banues në Patos.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 23.02.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në Burg” për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal.

Gjithashtu është marrë masa e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjekun e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, shtetasin I.T si edhe ka filluar procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” në Policinë Gjyqësore.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.