E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Me paratë e drogës po ngrihen pallate. Ja banka “lavatrice”
Lajme

Basha: Me paratë e drogës po ngrihen pallate. Ja banka “lavatrice”

Lulzim Basha zhvilloi nje konference per mediat, pas ngjarjes se bujshme: Kapjes së 613 kg kokaine ne Durres. Ai tha se PD e ka denoncuar dhe e perserit se parate e droges po investohen ne ekonomi dhe kryesisht ne ndertim.

Ja deklarata e liderit demokrat

Kercenimi kryesor i ekonomise eshte kriminalizimi i saj. E kam paralajmeruar se epoka e kanabisit eshte pasuruar me kokainen, heroinen, pastrimin e parave te pista. Shifrat e instat tregojne katastrofen e ekonomise. Ndertimi tregon me qarte gjendjen ne Shqiperi dhe Tirane.

Rritje drastike e ndertesave mbi tre kate me 200 perqind. Por perqindja e kredise eshte si nje vit me pare. Me cfare po financohen ndertimet, kur kredia nuk eshte rritur? Bashkia e Tiranes eshte kthyer ne nje lavatrice te parave te pista te droges dhe krimit.

Aspekti i dyte i kapjes se ekonomise nga krimi dhe parate e krimit eshte partneriteti publik privat PPP, i denoncuar nga PD si Pastrimini Parave te Pista. Tek PPP po perzihet paraja e droges dhe e krimit me taksat e shqiptareve. Perqendrimi i ekonomike ne pak duar, ata qe njihen si oligarket. Edhe sektori bankar eshte perfshire nepermjet Abi Bank.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.