Negociatat me Greqinë, anëtarët e Komisionit të Jashtëm mbërrijnë në Presidencë
Anëtarët e komisionit të Jashtëm mësohet se kanë shkuar në institucionin e Presidencës, aty ku sot do të zhvillohet një seancë dëgjimore në lidhje me ecurinë e negociatave me Greqinë.
Po ashtu, objekt i këtij takimi do të jenë dhe informimi i Presidentit rreth përplasjes me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin. Duke qenë se Presidenti Meta nuk mund të merrte pjesë në një mbledhje të Komisionit Parlamentar për të informuar deputetët dhe për t’u përballur me ministrin Bushati, mësohet se është gjetur si zgjidhje takimi i deputetëve në selinë e Presidencës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



