E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kulla 134 metra e lartë tek 7 xhuxhat po ndërtohet mbi tokë publike
Publik News

Kulla 134 metra e lartë tek 7 xhuxhat po ndërtohet mbi tokë publike

Kulla e lartë, pranë këndit të lojrave 7 xhuxhat, duket se po ndërtohet pjesërisht në tokë publike. Fotot e mëposhtme tregojnë se ndërtimi është shtrirë jo vetëm në truallin privat që ishte parkim por edhe në pjesën ku më parë ishte parku i lojrave për fëmijë.

Është e paqartë se si bashkia e ka dhënë këtë tokë publike, pasi për tjetërsimin e pronave të saj duhet vendimi i këshillit bashkiak. Parku i lojrave u kthye nën administrimin e Bashkisë Tiranë, pasi mbaroi kontrata e shfrytëzimit të tij nga një kompani private e kontraktuar nga bashkia.

Projekti i kullës 124 metra të lartë, e ashtuquajtur Downtown, u miratua në heshtje dhe fshehtësi nga Këshilli Kombëtar i Territorit më 14 prill 2017. Sipas vendimit të publikuar në media, ajo do të jetë ndërtesa më e lartë në Shqipëri.Exit.al

 

 

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.