Tiranë/ E përplas makina, në gjendje të rëndë 40-vjeçari
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një burrë rreth 40 vjeç.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në zonën e ‘Xhamllikut’ në kryeqytet.
Mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Shoferi është shoqëruar në komisariat si dhe polica po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



