Luan Rama: Ne deshëm,qeveri besimi dhe zgjedhje me opozitën
Luan Rama: me vonesë, por më mirë se kurrë!!!
Luan Rama thotë se marrëveshja Rama-Basha u arrit pas presionit të LSI-së dhe ndërkombëtarëve dhe se prania e opozitës në zgjedhje ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e LSI-së. “Qeveria e re me Edi Ramën kryeministër është qeveria e besimit që kërkoi LSI, theksoi ai. “Po bëhen të gjitha ato që kërkoi LSI; qeveri besimi dhe zgjedhje me opozitën: po bëhen me vonesë, por më mirë vonë se kurrë”, u shpreh Rama.
Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama tha se edhe pse u regjistrua në KQZ për në garën elektorale, kur PD ende kishte të deklaruar bojkotin, LSI-ja ka vijuar të ushtrojë presin mbi mazhorancën për të shkuar drejt marrëveshjes.
“Me gjithë seriozitetin dhe angazhimin tonë kemi përmbushur detyrimet ligjore pa hequr dorë për asnjë çast nga presioni politik mbi të gjitha palët për të mbërritur këtu ku jemi sot dhe nuk besoj që ka ndonjë shqiptar që ka dëgjuar dhe ka lexuar çfarë është thënë përmes medias së shkruar apo elektronike, që nuk e di që Lëvizja Socialiste për Integrim, duke qenë pjesë e qeverisjes, ka ushtruar gjithë presionin e nevojshëm mbi mazhorancën për t’u ulur dhe për të arritur marrëveshjen me opozitën, për të realizuar zgjedhje me pjesëmarrjen e opozitës sepse do të ishte një hap mbrapa dhe padyshim absurd të bëheshin zgjedhje pa opozitën. Ashtu sikundër kemi thënë dhe vazhdojmë të jemi serioz në vlerësimin tonë për tryezën e kompromisit si zgjidhje institucionale në demokraci, kundrejt çfarëdolloj qëndrimi tjetër të shtyrë apo të stimuluar nga pozicione “in extremis” të partive. Pra, në konkluzion dua të ritheksoj edhe një herë: qeveri besimi me z. Rama kryeministër dhe zgjedhje me praninë e opozitës, janë padyshim ajo çfarë ka kërkuar Lëvizja Socialiste për Integrim dhe pikërisht për shkak të saj, ne besojmë që kjo marrëveshje do të jetë funksionale dhe besojmë që do të ecë më tej në funksion të realizimit të zgjedhjeve në përputhje me standardet. Për sa kohë kënaq interesat dhe ambiciet e opozitës është qeveri besimi sepse në fund të fundit ne kërkonim që qeveria të kishte besimin e opozitës për të realizuar zgjedhje në përputhje me standardet”, theksoi ai.
“Gati mbi një muaj më parë, kur ne insistuam për nevojën e dialogut midis përfaqësuesve të qeverisë dhe të çadrës, kur ne thamë që për LSI-në është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje, sepse zgjedhjet pa opozitën do të jenë një farsë dhe madje kur thamë që jemi të gatshëm të ofrojmë edhe të gjitha funksionet e përfaqësimit politik në qeverisje që ka Lëvizja Socialiste për Integrim nëse kjo e zgjidh situatën dhe e fundit – më lejoni t’ju kujtoj edhe deklarimin që bëri z. Ilir Meta në cilësinë e kryetarit të LSI-së kur tha pas mbledhjes së kryesisë së LSI-së që ne jemi të gatshëm të mbështesim edhe një qeveri besimi me kryeministër z. Rama nëse këtë gjë e pranon dhe kjo gjë kënaq opozitën – mbetemi shumë korrekt dhe serioz në angazhimin tonë për të ritheksuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për implementimin e kësaj marrëveshjeje, sepse në fund të fundit u bë ajo që u arrit falë presionit të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe presionit të partnerëve ndërkombëtarë. Ne na vjen mirë që më në fund zgjedhjet nuk do të ktheheshin në aventurë, duke u bërë pa opozitën. Pra, jemi realisht të kënaqur me faktin që opozita pranoi të vijë në zgjedhje, ndjehemi mirë që opozita ka besim te qeveria me Kryeministër Edi Ramën dhe nga ana tjetër është një sfidë krejt e hapur, luajale. Sot nuk ka më mazhorancë dhe opozitë, sot jemi të gjithë njësoj dhe kjo na bën ne të ndjehemi optimistë dhe besimplotë që Lëvizja Socialiste për Integrim do ta shfrytëzojë maksimalisht vlerësimin dhe mbështetjen e qytetarëve për të dalë forcë e parë. Të tjerët do të vijnë pas nesh.“, – tha Luan Rama.
Deklaratën Luan Rama e bëri pas mbledhjes së Komisionit parlamentar të Ligjeve, i cili bëri konstatimin e dorëheqjes së kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba. Opozita ka propozuar si kryetar të ri të KQZ-së, Klement Zgurin, që aktualisht është anëtar i komisionit. Këto poste i jepen opozitës në sajë të marrëveshjes që Basha arriti me Ramën në 18 maj, duke i dhënë fund protestës 3 mujore të saj, dhe duke u future në zgjedhje, bashkë me aleatët e djathtë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



