E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ledina Mandia merr 119 vota si  zëvëndëskryeministre e parë femër
Lajme

Ledina Mandia merr 119 vota si zëvëndëskryeministre e parë femër

Women power @ Government

Parlamenti miratoi pothuaj me një votë konsensuale ndryshimet në qeveri duke caktuar Ledina Mandinë zëvëndëskryeministren e parë femër me 119 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim.

Ndërkaq një numër të konsiderueshëm votash kanë marrë edhe emrat e tjerë të rinj të qeverisë si ministri i Brendshëm, 107 vota, ministri i Shëndetësisë, 118 vota, ministrja e Financës 118 vota, ministrja e Arsimit, 111 vota, ministri i Shëndetësisë 117 vota, ministrja e Punës 118 vota dhe ministri i Drejtesise, 117 vota. Ne seance ishin 126 deputete.

Shkarkimi i ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili ka marrë 10 vota kundër cfarë është shprehje e pakënaqësisë së deputetëve të LSI për marrëveshjen që preku edhe ministrat e saj.

Rendi i ditës i seancës plenare do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të Marrëveshjes Politike të datës 18 maj 2017, lidhur me:

– Votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave;

– Shqyrtimin dhe miratimin e paketës ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore;

– Miratimin e anëtarëve të pakicës parlamentare në 3 komisionet ad hoc të vettingut, si dhe caktimin e zëvendësuesve;

– Zgjedhjen e Kryetarit dhe një anëtari të KQZ-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.