E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokati surprizon ish drejtorin e CIA-s
Publik News

Avokati surprizon ish drejtorin e CIA-s

Kryetari i PLD Spartak Ngjela, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se vendimi i Gjykates se Tiranes per ngjarjet e 21 Janarit, eshte nje tmerr dhe se ambasadori amerikan ka bere shume pak kunder krimit shteteror ne Shqiperi.

I nderuar zoti Pompeo, së pari iu uroj për detyrën e rëndësishme që keni marrë si shef i Departamentit të Shtetit. Me siguri kur keni qënë në CIA do keni dëgjuar për mua. Nuk e ka gjetur gjë Lu-në që dëgjon këshillat e mia. Ka hyrë në vitin e katërt dhe do ta shtyjë gjatë. Po ashtu e pe sesi e hëngri Tillersoni se kujtonte qe jam mitoman.

Ndaj të këshillosh ti lexosh me vëmendje letrat që të nis. Tani të kthehemi tek skema. Ju ndoshta nuk e dini se ku bie Shqipëria por duhet të na keni në qendër të vëmendjes, sepse ne jemi qëndra e botës, pavarësisht se jemi vend i vogël. Jemi si punë kërthize ndërsa unë jam si puna e gazit në zorrë. Vijmë tek gjendja aktuale.

Berisha dhe Rama po pregatiten për luftë guerrile. Pse do thoni ju? Ta shpjegoj unë zotëri. Ju shumë shpejt do na pushtoni. Unë e shoh gjendjen shumë të pashpresë ndaj ky do të jetë rrjedhim llogjik i situatës. Menjëherë pas pushtimit duhet të bëni qeverinë. Në këtë qeveri mund të pranoj rolin e kryeministrit, por edhe të ministrit të drejtësisë. Menjëherë sa të emërohem, do te filloj arrestimet. Ilir Metën duhet ta kursejmë sepse ky do të dekretojë qeverinë. Në këtë moment, Rama dhe Berisha do dalin kaçakë.

Para kanë për armatim. Korrupsioni që kanë bërë ju duhet pikërisht për këtë ditë. Berisha do veprojë në zonën Tropojë-Kukës-Gjakovë, ndërsa Rama në teatrin e luftimeve Vlorë-Vuno-Progonat. Në Shqipërinë e mesme ka mundësi të lenë në ilegalitet Lulzim Bashën. Por këtë nuk mund ta arrestojmë sepse do ta shtyjë me raporte. Ne nuk duhet të trembemi nga kjo zotëri.

Duhet të fillojmë me sekuestrimin e pronave dhe llogarive bankare. Kuptohet që ai që i sekuestron, merr dhjetë përqind. Mund ta bëjmë edhe njëzet. Pas kësaj…. Nejse të tjerat do ti them më vonë se ka rrezik që më merrni skemën dhe nuk më jepni përqindjet. Aq më tepër që akoma nuk e kam rregjistruar patentën. Do ju shkruaj së shpejti./dritare.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.