E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BURREL/ Aksidenti  i rende   / Thellohet bilanci, shkon në 2 numri i të vdekurve. Humb jetën edhe 35 vjeçari… (EMRAT)
Lajme

BURREL/ Aksidenti i rende / Thellohet bilanci, shkon në 2 numri i të vdekurve. Humb jetën edhe 35 vjeçari… (EMRAT)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Burrel –Komsi, ku një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjera janë plaguar.

Mësohet se makina përplasi një person me motor më pas mjeti devijoi drejt trotuarit dhe përplasi 3 këmbësorë. Po ashtu mësohet se një nga këmbësorët ndërroi jetë menjëherë.

Viktima është Gentian Hani 28 vjeç, ndërsa identiteti i të plagosurve nuk bëhet i ditur. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe motiveve te aksidentit

POLICIA Burrel, Informacion paraprak:

Sonte rreth orës 19.00, në vendin e quajtur ‘Lapidari’, njësia Administrative Komsi, Mat, janë përfshirë në aksident një automjet dhe nje motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 shtetas.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një mjet tip “Opel sharon”, është aksidentuar me një motoçikletë. Per pasoje janë aksidentuar shtetasit:

– A.B, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit te Tiranës

-E.H, rreth 18 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit te Tiranës.

Shtetasi G.H, rreth 29 vjeç ka humbur jeten ne vend si pasojë e aksidentit.

Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po punojnë për ndalimin e drejtuesit të automjetit.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.