Nuk ndalen grabitjet në Korçë, shkallmohet e vidhet banesa e radhës
Në Korçë vijojnë vjedhjet nëpër banesat e qytetarëve.
Gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme, mësohet se është vjedhur banesa e një emigranti. Ngjarja ka ndodhur në periferi te qytetit dhe hajdutët ende nuk janë identifikuar.
Nga pamjet shihet se autorët kanë shkallmuar dritaren dhe janë futur brenda mjediseve të shtëpisë 4 katëshe, informon FaxNews.
Ende nuk dihet dëmi dhe çfarë është vjedhur.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




