Përplasja e policisë me hajdutët në Fier, fqinja tregon tmerrin: Dëgjuam zhurma, autorët…
‘Dëgjuam zhurma dhe u frikësuam, ndaj njoftuam policinë’.
Kështu e nis rrëfimin e saj e moshuara nga Fieri, banesa e të cilës tentoi të grabitjes nga disa persona, ku një prej tyre humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe në tjetër u plagos.
Elsa Muça, teksa fshin derën kryesore të banesës, e cila u tentua të hapjen gjatë natës nga hajdutët tregon për ‘News24’ atë çka ngjau.
Ajo thotë se për fat të mirë dje kishte mbyllur me lloz derën, pasi nuk e mbyllte asnjëherë, debat që bënte shpesh herë me burrin e saj Minellën.
“Ata tentuan të hapnin derën, po lëviznin llozin. Shyqyr që e kisha vendosur, se e lija hapur. Madje Minella më thoshte shpesh herë pse se mbyll”, tregon gruaja, ende e traumatizuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



