E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmi ndaj trajnerit Memelli, kush është djali i agresorit që do t’i ofrohej ekipit të parë
Lajme

Sulmi ndaj trajnerit Memelli, kush është djali i agresorit që do t’i ofrohej ekipit të parë

Alban Çejku është vetëm 17 vjeç dhe luan si mesfushor me tipare sulmuese te ekipi i paratërinjve të Tiranës. Lojtari në fjalë dallohet për autoritetin e tij në fushë, por edhe për forcën që e karakterizon në fazën sulmuese. I riu këtë sezon e ka gjetur 4 herë rrugën e rrjetës, konkretisht dy ndaj Akademia AAS, një kudër Shkëndijës dhe një tjetër përballë Vllaznisë.

Nga sa mësohet, i riu konsiderohet nga përgjegjësit e akademisë si një element me shumë perspektivë, madje ishte kandidat potencial për t’iu bashkuar edhe ekipit të parë. Se çfarë do të ndodhë tashmë me lojtarin, mbetet për t’u parë. Nuk dihet ende nëse vetë klubi do marrë masë ndaj tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.