Ndahet nga jeta prezantuesi i famshëm televiziv
Fabrizio Frizzi vdiq në spital në Romë, pas një hemoragjie cerebrale. Lajmi u bë i ditur zyrtarisht nga bashkëshortja Karlota, nga vëllai Fabio dhe familjarët të cilët shkruajnë: “Faleminderit Fabrizio për të gjithë dashurinë që na ke dhuruar. Me Fabrizion ikën edhe një pjesë e jona, e historisë sonë, e të përditshmes sonë”, bën të ditur Rai, ndërkohë që komenton lajmin tragjik.
Në 23 tetorin e shkuar Frizzi u godit nga një hemoragji cerebrale gjatë regjistrimit të programit që prezantonte, “L’Eredita”, ndaj u shtrua në spital, nga ku doli disa ditë më pas. Prezantuesi u rikthye në televizion në dhjetor, gjithnjë në drejtimin e të njëjtit program tek Rai Uno.
5 shkurtin e shkuar mbushi 60 vjeç. Lidhur me sëmundjen ka thënë: “Nuk ka mbaruar ende. Nëse do shërohem, do i tregoj të gjitha në detaje, sepse do të jem dëshmitar i kërkimeve shkencore. Pasi, në këto momente, është pikërisht kërkimi shkencor që po më ndihmon.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



