E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U VRANË PËR NJË VAJZË/ Rrëfimi në gjyq i shqiptarit: Kisha pirë kokainë…
Publik News

U VRANË PËR NJË VAJZË/ Rrëfimi në gjyq i shqiptarit: Kisha pirë kokainë…

U VRANË PËR NJË VAJZË/ Rrëfimi në gjyq i shqiptarit: Kisha pirë kokainë, ai më shtyu dhe… (FOTO)

Siç raportojnë mediat gjermane, i riu ka pranuar për herë të parë krimin para hetuesve:

“Unë kisha marrë kokainë dhe piva shumë birrë, po vallëzova me vajzën (Chantal K. 18 vjecce), pastaj ai më shtyu (viktima Mohamad H.), isha në panik dhe e godita”.

ImageAndi A., 22 vjeç

Vajza 18 vjeçe ka thënë se gjatë asaj natë, ka kërcyer në disko me viktimën e më pas me shqiptarin. “Unë kam qenë ndoshta arsyeja për këtë sherr, mendoj shumë shpesh për këtë”, citohet nga mediat lokale të jetë shprehur ajo në gjyq.

ImageViktima Mohamad H.

Andi akuzohet se në fillim të muajit shtator të vitit të kaluar, ka goditur në kokë një tjetër person në diskotekë me dy grushte, duke i shkaktuar lëndime aq të rënda, saqë 5 ditë më pas, ai ka ndërruar jetë në spital.

ImageDisko ‘Joy’, ku ndodhi sulmi

Viktima 22-vjeç nga Siria ka pësuar tronditje në tru, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Fill pas ngjarjes, Andi u arratis nga vendngjarja. Policia gjermane kishte gjurmuar pas tij me foto nga kamerat e siguresë.

Image

I pandehuri u arrestua në tetor të vitit të kaluar në vendkalimin kufitar me Zvicrën, në Konstanz dhe që atëherë është në paraburgim. Vendimi i gjykatës pritet të sillet nga fillimi i muajit maj të këtij viti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.