E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja si u arrestuan 8 ‘skifterët laçjanë
Lajme

Ja si u arrestuan 8 ‘skifterët laçjanë

Këto janë pamjet e operacionit ‘Picaso’, të policisë shqiptare në bashkëpunim me Belgjikën dhe Greqinë ku në pranga u vendosën 8 persona, të akuzuar për grabitje dhe vjedhje në Belgjikë.

 

LEXO EDHE:

Tentojnë arratisjen nga burgu, por ‘fati’ i keq, autobusi që i transportonte ishte afer zyrave të policisë

Task Forca “Anti Skifter” pranë Policisë së Shtetit e krijuar për të luftuar grupet kriminale që kryejnë vjedhje të pronës në vendet e Bashkimit Europian, ditët e fundit në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të Belgjikës, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Krujë ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor “PIKASO”.

Si rezultat u arrestuan 8 shqiptarë, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë. Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme sendesh në cilësinë e provave materiale si: bizhuteri, orë të shtrenjta, aparate telefonash celularë, aparatura elektronike.

Në zbatim të Letër-porosisë dërguar nga autoritetet ligjzbatuese belge në datat 28 dhe 29 mars 2018, në Shqipëri u ndaluan shtetasit:

Imir Vila, 37 vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë.

Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë,

Albert Arraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë.

Të ndaluarit dyshohen për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Vjedhja” e kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal”. Gjatë kontrolleve të banesave të tyre janë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë vjedhur në Belgjikë.

Në të njëjtën kohë me operacionin e zhvilluar nga Policia shqiptare, operacioni i përbashkët ka vijuar në Belgjikë ku autoritetet arrestuan në Bruksel shtetasit shqiptarë:

Arbër Llulla (alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32 vjeç, nga Tirana;

Deiv Bulku, 25 vjeç, nga Tirana;

Ardit Skeja, 24 vjeç, lindur në Kurbin, banues në Mëzez, Tiranë;

Agron Hyseni (alias Astrit Hyseni), 47 vjeç, nga Laçi;

Flori Saliu (alias Shikim Matranxhi), 26 vjeç, nga Vora, Tiranë.

Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.