E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raketa “Satan 2”, Rusia teston armën e frikshme – FOTO
Lajme

Raketa “Satan 2”, Rusia teston armën e frikshme – FOTO

Rusia testoi raketën e saj të re balistike ndërkontinentale të premten, ndërsa vazhdon të rritet tensioni mes Moskës dhe Perëndimit.

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një video që shfaq lëshimin e raketës RS-28 Sarmat, e cila nga NATO e të tjera ka marrë nofkën “Satan 2”. Lëshimi i raketës u bë nga kozmodormi Plesetsk në Mirny.

Autoritetet ruse thanë se këtë herë u përdor teknika që njihet si lëshim i ftohtë, gaz i ngjeshur për të shtyrë raketën lart para se motorët e saj të hyjnë në aksion.

Duke e cilësuar lëshimin si një sukses, ushtria ruse përsëriti komentet e para disa javëve të presidentit putin, i cili tha se kjo raketë e re nuk ka limit të rrezes së veprimit dhe asnjë sistem mbrojtje raketore nuk e ndal dot.

“Satan 2” mund të mbajë disa testata bërthamore që mund të godasin objektiva të ndryshëm dhe pretendohet se ka fuqi shpërthyese aq të madhe sa mund të shkatërrojë një sipërfaqe me përmasat e Teksasit.

 
 
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.