E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë treguan dënimet e kuksianëve?
Publik News

Çfarë treguan dënimet e kuksianëve?

Mjaftuan katër ditë që nga e shtuna, kur disa qindra banorë të Kuksit u ngritën në protestë kundër taksës së Rrugës së Kombit e deri të mërkurën kur 11 prej tyre gjykata i la në burg, për të kuptuas se jetojmë në nje regjim erdoganian, ku pushtetet janë vasalë të vullnetit të njishit.

Le t’u kthehemi edhe njëherë fakteve.

Menjëherë pas protestave, kryeministri Rama doli live dhe në një fjalim kaotik, që u karakterizua më shumë nga konvulsione asmatike, dhe i shpalli protestuesit vandalë duke u bërë njësh me oligarkët me të cilët ndan paratë.

Menjëherë pas tij, gazetarë mercenarë vrapuan të vërtetonin se ata që ishin burgosur ishin vërtet vandalë dhe se e vetmja gjë e shenjtë në këtë vend ishte prona e privatit.

Po atë natë me një operacion policor të tipit fashist, policia i rrëmbeu njerëzit (shumë prej tyre rezultuan sot se nuk duhet të ishin as në burg), në kundërshtim me çdo ligj, në orët e para të mëngjesit.

Pastaj kryeprokurorja truboshe, që është vënë në atë post pa shumicë të cilësuar dhe pa vetting, si shërbëtore e atyre që e zgjodhën gënjeu publikisht duke marë krahun e qeverisë (lexo shkrimin poshtë /Lapsi.al).

 

Po të shohësh, pas saj, një gjyqtare, Alma Ahmeti (foto lart) e sjellë si kamikaze nga zyra e saj në Kukës drejt e në Tiranë, që nuk guxonte të ngrinte njëherë kryet për të lexuar vendimin që i kishin shkruar, noterizoi të njëjtat kërkesa që kishte bërë prokuroria.

Dhe po t’i shtosh kësaj edhe një polici, që pasi i arrestoi në mënyrë të kundërligjshme njerëzit, donte të mbyllte dyer e një procesi që prezumohet të jetë i hapur dhe transparent, situata bëhet e plotë.

Foli kryeministri dhe menjëherë u vunë në rresht, policia, gazetarët, prokurorët dhe gjykatësit e pas reformës në drejtësi.

Çfarë po ndodh më shumë në Turqinë e pas grushtit të shtetit, ku fjala e sulltanit Erdogan është kthyer në ligj???

Ja pse katër ditët e kuksianëve janë një provë e pakundërshtueshme se jetojmë në një regjim të udhëhequr nga një autokrat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.