Policia e Lezhës arreston 16-vjeçarin shpërndarës droge
Dy persona u arrestuan nga Policia e Lezhës për trafik droge.
Nga specialistët e Seksionit kundër narkotikëve, pas një pune hetimore nisur nga informacione të siguruara në rrugë policore, u bë arrestimi në flagrancë i 16-vjeçarit me inicialet E.F. 16 vjeç , banues në Lezhë.
Ai dyshohet si posedues i rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis – sattiva , të cilën dyshohet se do ta shpërndante në doza të vogla në afërsi të shkollave.
Gjithashtu , po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Lezhës, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Anton Koka, 31 vjeç , banues në Lezhë
Veprat penale në ngarkim të tij , ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



