E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasi me furgon 10-vjeçaren, arrestohet shoferi në Burrel
Lajme

Përplasi me furgon 10-vjeçaren, arrestohet shoferi në Burrel

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Burrelit, ku një 57-vjeçar ka përplasur me makinë një vajzë 10-vjeç.

Mësohet se 10-vjeçarja ka marrë dëmtime në trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë 57-vjeçari që drejtonte furgonin ka rënë në prangat e policisë.

“Aksidenton me automjet një shtetase të mitur, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Nga Specialistët për Hetimin e Aksidenteve Rrugore, në Komisariatin e Policisë Mat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Besim Milloshi, 57 vjeç, banues në Burrel.
Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Burrelit, duke drejtuar automjetin furgon me targa AA 114 MC ka aksidentuar shtetasen e mitur E.M, 10 vjeçe, e cila ka marrë dëmtime në trup, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.