Prokurorët kishin kërkuar dënim me 30 vite burgim 66-vjeçaren Park, e cila u ngarkua me 18 akuza për abuzim të pushtetit.
Gjykata Qendrore e Seulit shpalli ish-presidenten Park fajtore për 16 akuza, duke përfshirë marrje të dhjetëra miliona dollarëve nga bizneset më të mëdha të vendit.
Ish-presidentja u gjobit gjithashtu me 16.8 milionë dollarë, që është vetëm një e dhjeta e shumës së kërkuar nga prokuroria.



