E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biznesi ul qepenat nga ora 11:00 – 12:00
Lajme

Biznesi ul qepenat nga ora 11:00 – 12:00

Biznesi proteston sot për taksat, mbyllen qepenat nga ora 11:00 - 12:00

Pronarët e bizneseve të vogla e të mesme në Shqipëri protestojnë sot kundër skemës së re të TVSH-së.

Ata refuzojnë të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar, skemë në të cilën u futën që prej 1 prillit. Javën që shkoi pati protesta në disa qytete, por nga Tirana vjen një thirrje e organizuar për protestë masive të martën, nga ora 11:00 deri në orën 12:00.

Me bizneset do të jetë edhe opozita, e cila prej ditësh ka bërë thirrje për mospagimin e TVSH-së si një formë të mosbindjes civile. Kreu i opozitës vazhdon të jetë i bindur se pas përfshirjes në skemën e TVSH-së edhe të biznesit të vogël qëndron një projekt i ri koncensioni. Akuzën e çon direkt në familjen e kryeministrit. Sipas Bashës, përfitimi i qeverisë në buxhet nga vendosja e kësaj takse është mininimal, ndërsa kostoja për bizneset dhe qytetarët është e madhe.

Protesta e biznesve është e treta e madhe që po zhvillohet brenda 10 ditësh, pas asaj kundër pagesës në “Rrugën e Kombit” dhe bllokimit të rrugëve në 4 pikat kryesore të vendi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.