E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VRASJA NE KINOSTUDIO/ 15 të shoqëruar në polici
Lajme

VRASJA NE KINOSTUDIO/ 15 të shoqëruar në polici

 Familjarët homazhe në vendin e krimit

Miqte e te riut 28 vjeçar Mario Mejollari kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe kane ndezur qirinj.

Për vrasjen e 28 vjeçarit jane shoqeruar 15 persona ne polici. Mejollari mbeti i vdekur ne vend si pasoje  e tre plumbave qe morri ne koke nga dy persona ende te pa identifikuar.

Sipas policise ekzekutimi ndaj te riut u be per shkaqe hakemarrje. Mario eshte djali i Avni Mejollarit nje person me precedenc penale, i denuar perjete per dy vrasje me paramendim ne vitin 2002 ne aksin Tirane Dajt.

 Babai i viktimës autor i vrasjes së dyfishtë. Dyshimet shkojnë mbi vëllain Ilir Gjuzit

Ditën e sotme, vetëm disa minuta më parë policia ka gjetur një autmojet të shkrumbuar tërësisht nga flakët që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen e mbrëmshme ku Mario Mejollari, 28 vjeç u ekzekutua në lagjen e tij.

Sipas hetimeve të policisë dyshimet të forta bien mbi vëllain e Ilir Gjuzit, viktimë e një ngjarje ne vitin 2000 të cilën e shkaktoi Avni Mejollari, babai i Mario Mejollarit duke lënë të vdekur dy persona Ilir Gjuzi dhe A.Nelaj.

Pas dyshimeve për hakëmarrje direkt pas ngjarjes policia ka shkuar në banesën e vëllait të Ilir Gjuzit( person i vrarë nga i ati i Mario Mejollarit në vitin 2000) i cili jetonte në Tufinë, dhe nuk e kanë gjetur në banesë.  Kjo mbetet pista kryesore e hetimeve rreth kësaj ngjarje dhe personi ne fjal eshte ne kerkim si i syshuari kryesor, ndersa në komisariat janë shoqëruar 15 persona që dyshohet  të kenë lidhje me ngjarjen gjithashtu.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.