E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hetim policisë për protestën; SHÇBA verifikon sjelljen në “Rrugën e Kombit”
Lajme

Hetim policisë për protestën; SHÇBA verifikon sjelljen në “Rrugën e Kombit”

Veprimet e policisë më 31 mars në Rrugën e Kombit, ku Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u përleshën me protestuesit do të kalojë në sitë.

Pak para se të raportonte në Kuvend, drejtorja e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave la të kuptohet se po verifikohen procedurat standarde të ndjekura ditën e tubimit, ku të lënduar mbetën 12 efektivë dhe dhjetra protestues.

“Ne kemi nisur një inspektim në bazë të detyrimit ligjor dhe shërbimit që un përfaqësoj”, deklaroi drejtorja e SHÇBA, Anila Trimi.

Për sjelljen e policisë ditën e protestës kundër taksës në Rrugën e Kombit, që përfundoi me djegjen e kabinave të koncesionarit mësohet se po heton edhe Prokuroria e Kukësit, pasi ka dyshime për veprime arbitrare.

Ditën e protestës u panë efektivë që qëllonin qytetarë me shkopa gome dhe gurë si reagim ndaj sulmit të protestuesve.

Nga hetimi paraprak dyshohet se policia vendore nuk kishte marrë masat e duhura dhe nuk kishte plan në situatë agravimi të protestës.

23 protestues u arrestuan pas protestës, nga të cilët 11 vijojnë të jenë në qeli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.