Dy ditët e fundit nuk ka qenë aktive në rrjetin social “Facebook” faqja e njohur e memeve, ajo e Genc Sejkos. Por menjëherë kanë filluar edhe reagimet në rrjetet sociale, në mbrojtje të Genc Sejkos. Madje miqtë e tij kanë postuar memet e tij në profilet e tyre pasi faqja e tij nuk ishte e disponueshme. Miqtë postonin memet në lidhje me situatën e tensinuar në parlament të enjten në profilet e tyre dhe i bënin tag faqes së Genc Sejkos.
”Këta zgjebsat e Rilindjes i kanë bllokuar mikut tim Genc Sejkos profilin përkohësisht se ka kohë që mënçuria e Gencit i prish gjumin budallait të Surrelit. O kopili i Anetës nuk e burgos dot fjalën e lirë!!”, shkruan një mikeshë e Gencit.
Ndërsa një tjetër person shprehet në lidhje me mbylljen për mbylljen e kësaj faqeje:” Kelysht mavi duan me c’do kusht ti mbyllin gojen kujdo qe i kundershton ata. Kjo eshte liria e fjales!!!! Kjo eshte Shqiperia qe duam.
MIKUT TIM NE ANGLI Genc Sejko i kane mbyll profilin sepse ka pas ankesa nga kelysht mavi. Genci ka 20 vjet ne Angli. Cfare u beri juve o kelysh k…ash.”
Të gjithë ndjekësit e tij akuzojnë qeverinë dhe Partinë Socialiste se kanë influencuar duke i bërë report kësaj faqeje. Por faqja është rikthyer sot, dy ditë pasi u mbyll. Ende nuk ka një reagim nga Genc Sejko.
Ndjekësit në mbështetje të Genc Sejkos:

Por çfarë memesh bën Genc Sejko?
Genc Sejko njihet nga të gjithë si njeriu i memeve dhe spikat në mesazhet që jep nëpërmjet tyre. Duke ndjekur zhvillimet e ditës, ai realizon fotomontazhe, padyshim në interes të opinionit publik. Brenda këtyre memeve nuk mungon tallja dhe ironia, kryesisht për politikat që ndjek qeveria “Rama”. Disa nga memet e tij i keni si mëposhtë. Duhet të theksojmë se Sejko ka arritur një popullaritet të madh me këtë faqe./ Hashtag.al







