E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AKSION ÇUNAT NE LUSHNJE/ Njëri plagosi me thikë tre persona, tjetri e mori me BENZ dhe e largoi nga duart e POLICISE
Lajme

AKSION ÇUNAT NE LUSHNJE/ Njëri plagosi me thikë tre persona, tjetri e mori me BENZ dhe e largoi nga duart e POLICISE

Pas nje sherri me thika në një lokal në Karbunarë të Lushnjes gjatë natës së mbrëmshme dy persona kanë bërë një skenë si në filmat aksion, ku njëri prej tyre plagosi me thikë tre persona ndërsa shoku i vet e priste me “BENZ” jashtë lokalit e ka larguar nga vendi i ngjarjes.

E.SH., 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me mjete prerëse (thikë) shtetasit L.Ç., 20 vjeç, A.Ç., 23 vjeç dhe D.S., 15 vjeç banues në Karbunarë.

Të tre shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet ka rezultuar se pas ngjarjes, shtetasi E.SH. është ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes nga shtetasi Renato Pupi, i cili me mjetin tip “Benz” në pronësi të tij, e ka marrë nga vendi i ngjarjes dhe e ka ndihmuar për t’i shpëtuar kapjes nga policia dhe për t’u fshehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
-Renato Pupi, 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë.

Nga ana e policisë është bërë sekuestrimi i automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit Renato Pupi, si dhe po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit E.SH.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje në ngarkim te shtetasit E.H. për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe në ngarkim te shtetasit Renato Pupi për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.