“Rrofsh për pemët, kulla tu bëfshin”, studentët ironizojnë Veliajn
Tirana e ditëve të sotme ecën paralel mes gjelbërimit e mbjelljes së pemëve dhe ndërtimit të pallateve e kullave. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj e ka reklamuar shumë fushatën e mbjelljes së pemëve që sipas tij e ka kaluar shifrën e 100 mijëve, ndërsa nga ana tjetër vijojnë pa shqetësim ndërtimi i pallateve dhe kullave në shumë pjesë të kryeqytetit.
Siç duket, kjo sjellje politike dhe klienteliste e kryebashkiakut nuk i ka pëlqyer studentëve të Inxhinierisë së Ndërtimit, të cilët e kanë pritur Veliajn me disa pankarta ironizuese.
Ja çfarë shkruhej në to:
Gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale të vitit 2015 Veliaj do të shprehej disa herë se nuk do të lejonte asnjë ndërtim të ri në Tiranë dhe se nuk do të kishte më leje ndërtimi, ndërsa deri tani mësohet se ai dhe Bashkia që drejton ka dhënë rreth 170 të tilla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



