E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tirana e mbytur nga retë e kuqe të pluhurit nga Saharajë
Lajme

Tirana e mbytur nga retë e kuqe të pluhurit nga Saharajë

  Pamja me të cilën është zgjuar këto ditë kryeqyteti njihet ndryshe si “pluhuri saharian”. Një fenomen, me të cilin jemi mësuar ta kemi prezent në periudha të nxehta si muajin korrik apo gusht.

Këtë vit, sipas sinoptikanëve, retë e dendura me grimca pluhuri kanë mbërritur më herët për shkak të erës që fryn me drejtim nga veriu, ndikuar edhe nga luhatjet e temperaturave. Parashikohet që tymnaja e reve te kuqërremta të jetë një imazh që do të na shoqërojë deri në fillimin e javës Sipas meterologes Tanja Porja, retë e pluhurit janë më të dukshme gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve. Për aq ditë sa do të kemi shi në territor, edhe pluhuri që shtegton nga kontinenti afrikan do të jetë prezent në vendin tonë. Vetëm pak kohë më parë, smogu saharian solli pasoja të mëdha në Greqinë fqinje. Situata ishte tejet alarmante pasi niveli i mikogrimcave në ajër ishte më i lartë në dhjetë vitet e fundit. Në shumë zona të Athinës, për shkak të pluhurit saharian, dielli nuk mundi të depërtojë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.