E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prapaskenat e pazarit; Çfarë ndryshoi nga e enjtja kur Tahiri shpëtoi mandatin dhe kthimit të Ramës nga Berlini!
Publik News

Prapaskenat e pazarit; Çfarë ndryshoi nga e enjtja kur Tahiri shpëtoi mandatin dhe kthimit të Ramës nga Berlini!

Gjatë dy seancave të fundit në Kuvend, Saimir Tahiri u bë ‘i gjallë’. Koha përkonte pikërisht me djegien e mandatit të tij si deputet.

Mediat komentuan gjerësisht se kjo është arsyeja se përse ai po shfaqet në seancë. Por një ditë pasi mazhoranca e mbrojti Tahirin në komisionin hetimor, vjen një lëvizje e beftë.

Tahiri e dorëzoi mandatin, për t’u përballur me drejtësinë. Çfarë fshihet pas kësaj lëvizje dhe përse Tahiri e bëri një veprim pikërisht tani?

Arsyet e vërteta nuk janë thënë publikisht, por ironia qëndron. Tahiri tentoi që të mbronte mandatin para pak ditësh dhe tani e dorëzoi vetë.

“Nje pyetje e thjeshte: Nese Tahiri kishte ndermend te dorezonte mandatin, pse mori pjese ne seancen e fundit para djegies se mandatit, me 19 Prill?

Pergjigje e thjeshte: Sepse Tahiri nuk kishte ndermend te dorezonte mandatin deri para vizites se Edi Rames ne Berlin.

Per ata qe luajne bridge (se une nuk di poker), dorezimi i mandatit eshte nje bllof infantil i çiftit Rama-Tahiri per t’u dukur se Rama nuk e mbron me imunitet politik Tahirin, siç i ka premtuar kancelares Merkel, duke ia lene te gjithe pergjegjesine Prokurorise! Te njejtes Prokurori qe e perdor si te doje ndaj kujt te doje!” shkruan në Facebook Elona Meço, drejtoresha e shtypit dhe këshilltarja e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.