
Në foto dallohen shenja dhune në fytyrën e te riut. Shenjat e dhunës, të lokalizuara në pjesën e syrit dhe mbi vetull. Familjaret e të riut, kanë akuzuar efektivet e policisë për dhune ndaj të riut gjatë shoqërimit dhe ne ambientet e Komisariatit.
FOTOT/ Vdekja e 27-vjeçarit në Korçë, prokuroria nis hetimet, të gjitha veprimet që ka marrë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Komisariatin e Policisë në Korçë, pasi një është gjetur I vdekur.
Sipas informacioneve mësohet se viktima është një 27-vjeçar që ishte arrestuar për vjedhje me dhunë.

Mësohet se viktima është Enea Ftoi, dhe u gjet I pajetë në ambientet e paraburgimi. “Panorama”, ka siguar dhe foto të viktimës, i cili është mësohet se është baba i tre fëmijëve.

SHPJEGIMET E POLICISË
Ndërkohë policia deklaroi se i riu u gjet i pajete ne ambientet e paraburgimit.
Vdekja paraprakisht dyshohet natyrale. I riu ishte përdorues i lëndëve narkotike. Ka qenë i dënuar me herët për vjedhje. Ene Ftoi u arrestua pasi vodhi me dhune varësen e floririt të një qytetareje. Trupi i pajete ndodhet në morgun e spitalit të Korçës.

AKUZAT E FAMILJARËVE
Familjarët e viktimës e kanë mësuar lajmin në ambientet e gjykatës ku do të zhvillohej seanca për dhënien e masës së sigurimit ndaj tij ndërsa ngrenë akuza se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e dhunës. Pasi kanë mësuar lajmin familjarët kanë shkuar para ambienteve të komisariatit ndërsa kërkojnë zbardhjen e të vërtetës. Bashkëshortja dhe babai i viktimës Tomorr dhe Entela Ftoj kanë hedhur akuza të rënda. Familjarët kanë kërkuar kryerjen e ekspertizës së trupit të viktimës nga Tirana.

HETIMET E PROKURORISË
Hetimi është marrë në dorë nga prokuroria e Korçës. Është caktuar një prokuror dhe dy oficerë të policisë gjyqësore për të vijuar hetimet dhe kryerjen e veprimeve të ngutshme procedurale. Prokuroria sekuestron kamerat e ambienteve te Komisariatit dhe dhomave të sigurisë. Po merret dëshmia e efektiveve të policisë, që kanë qenë në detyre gjatë mbrëmjes së të mërkurës dhe mëngjesin e të enjtes. Ekspertiza mjeko – ligjore pritet të kryhet nga dy ekspertë, njeri i pavarur dhe një tjetër nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Ekspertiza do të zbuloje shkakun e vdekjes së 27-vjecarit Enea Ftoi.



