Top Channel ofertë të parezistueshme Blendi Fevziut
Disa media kanë raportuar sot, se gazetari Blendi Fevziu pritet të shkojë në Top Channel, por në fakt nuk ka asgjë zyrtare.
Burime pranë Top Channel, thonë se drejtori Ben Blushi ka bërë negociata dhe i ka bërë një ofertë Blendi Fevziut. Negociatat kanë vazhduar, por deri në këto momente gazetari Fevziu nuk ka konfirmuar asgjë. Gjithçka ka ngelur në kuadër të negociatave. Ndërsa burime të sigurta,pranë stafit të emisionit “Opinion” shprehen se Fevziu do të vazhdojë me kontratën në TV KLAN.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



