Spaho nuk e ndal protestën në foltore, ndërpritet seanca përsëri
Seanca parlamentare është ndërprerë së treti herë nga Gramoz Ruçi, i cili është larguar nga seanca bashkë me deputetët e PS-së pasi opozita nuk e ka lëshuar foltoren. Kryetari i Grupit të PD Edmond Spaho ka vazhduar thirrjet e tij për dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj dhe transmetimi është bërë live nga Partia Demokratike në Facebook.
“Nëse negociatat nuk do të hapen, përgjegjësia do të jetë juaja; urrejtja popullore do të bjerë mbi ju dhe atëhërë do ta shikoni se çfarë do të thotë zemërim qytetar”, mbylli fjalën e tij Spaho.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



