E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pogradec, gruaja përplaset nga makina dhe lihet në rrugë
Publik News

Pogradec, gruaja përplaset nga makina dhe lihet në rrugë

      Një grua rreth 40-vjeçare ndodhet në spital në gjendje të rënduar për jetën, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:20 kur policia është njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Korçë, tek “Lapidari i Petrushës” është gjetur e dëmtuar një grua rreth 40 vjeçe, në anë të rrugës. Sipas policisë ajo dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga ndonjë automjet, që më pas është larguar nga vendngjarja.

Gruaja e plagosur u transportua në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia thotë se u ngrit grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.