E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BE heton  ambasadoren Romana Vlahutin
Lajme

BE heton ambasadoren Romana Vlahutin

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin është nën hetim nga Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF).

“NewEurope” shkruan se hetimi ndaj Vlahutin ka nisur për blerjen e vilës 1.6 milionë Euro në një rezidencë në periferi të Tiranës.

OLAF është organi i vetëm i Bashkimit Europian i mandatuar për të zbuluar, hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e BE-së.

“Kjo është një shifër e çmendur sipas ekspertëve vendas, pasi ajo vilë nuk vlen as sa 1/3 e çmimit të shitjes. Shtëpi të ngjashme në të njëjtën zonë dhe akoma më të mëdha kishin një çmim më pak se 1 milionë Euro.

Ky hetim është me rëndësi të veçantë pasi u hap 4 javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Shqipërisë më 25 qershor. Më shumë se në një rast, Vlahutin ka mbështetur haptazi Partinë Socialiste në pushtet të Kryeministrit Edi Rama. Fakti që ambasadorja e BE është miqësore ndaj Ramës dhe u vu nën hetim përpara zgjedhjeve, mund të nënkuptojë se Komisioni Europian nuk dëshiron të asistojë procesin zgjedhor të Shqipërisë”, shkruan NewEurope.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.