E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj  me artistët për Teatrin Kombëtar: Për transparencë do jap shpjegime
Publik News

Veliaj me artistët për Teatrin Kombëtar: Për transparencë do jap shpjegime

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka nisur paraditen e sotme një dëgjesë me artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar. Teksa ka theksuar se do të ketë transparencë për këtë çështje, Veliaj ka dhënë disa argumente për Teatrin Kombëtar.

Ai tha se deri më tani çdo projekt i madh është shoqëruar me debate, ndërsa ka theksuar se nga diskutimi i hapur arrihen edhe zgjidhjet e duhura.

“Nuk do preferonim të diskutonim dhe 20 vite të tjera për teatrin, të dilte edhe një gjeneratë tjetër në pension, edhe mos të kemi marrë një vendim. Duhet të ecim përpara me çështjen e Teatrit Kombëtar. Ka disa argumente. Do ndalem tek gjendja aktuale e teatrit. Në momentin kur u ndërtua u konceptua si një godinë e përkohshme, për një funksion 7-8 vjeçar gjatë kohës së luftës. Në vitin 1954, u tha se teatri duhet të transferohej tek salla e kuvendit kombëtar, pasi godina nuk i përmbushte kushtet. Më pas ka raporte të tjera në vite. Teatri Kombëtar është cilësuar si pa vlerë arkitekturor”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.