E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish ndihmësi i Trump përfundon në burg
Bota

Ish ndihmësi i Trump përfundon në burg

Pol Manafort, ish menaxheri i fushatës së Donald Trump, përfundoi pas hekurave pasi një gjykatë në Uashington anuloi lirinë e tij me kusht. Prokurori special Robert Muller, i cili po heton ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhje, akuzoi Manafortin se ishte përpjekur të manipulonte dëshmitarët para gjyqit.

Prokurorët thanë se Manafort kishte kontaktuar me njerëz që kishin lidhje me çështjen e tij, duke shkelur rregullat e lirisë me kusht. Gjykatësja Emi Berman tha se Manafort i kishte trajtuar procedurat e gjykatës si marketing dhe për këtë arsye do të mbahet pas hekurave gjatë gjyqit.

Manafort akuzohet për pastrim të më shumë se 30 milion dollarëve dhe për fshehje të lobingut të kryer prej tij. Një gjyq tjetër për evazion fiskal ndaj tij do të nisë muajin e ardhshëm.

Akuzat ndaj Manafort nuk kanë lidhje me dyshimet për bashkëpunim mes fushatës Trump dhe Rusisë gjatë zgjedhjeve në 2016-n, por analistët thonë se kërcënimi me shumë viteve burg mund ta bëjë të flasë atë, por mbase edhe të tjerë, me prokurorët për dyshimet e tyre.

Një strategji e tillë duket se mbështetet edhe nga raportet e mediave amerikane që shkruajnë se avokati personal i Trump, Michael Cohen, ka diskutuar me familjarë se është i gatshëm të bashkëpunojë me hetuesit federalë.

Cohen po hetohet për financat e tij, përfshirë pagesën që i bëri aktores pornografike Stormy Daniels në emër të Trump para zgjedhjeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.