E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DW e thotë hapur/ Rama gati të shkatërrojë Shqipërinë për të shpëtuar vete…
Publik News

DW e thotë hapur/ Rama gati të shkatërrojë Shqipërinë për të shpëtuar vete…

Transmetuesi publik gjerman, Deutsche Welle shkruan se qeveria shqiptare mund të shpëtojë kancelaren gjermane Angela Merkel nga rrëzimi.

Fati i saj është në fije të perit për shkak se aleatët e kërcënojnë për çështjen e azilantëve.

Zgjidhja do i vijë nga Shqipëria e vogël, e cila do pranojë të marrë refugjatët që vijnë nga Afrika e Jugut dhe Lindja e Mesme.

DW shkruan se Shqipëria e ka provuar veten se mund të mbajë qindra e mijëra refugjatë si në rastin e luftës së Kosovës.

Si shpërblim, përveç ndihmës financiare, Shqipëria merr dhe hapjen e negociatave pasi CDU e Merkel ka rezerva për qeverinë e Edi Ramës.

Por përse Shqipëria? Sepse është në Mesdhe dhe emigrantët do shkarkohen në portin e Durrësit.

Në këtë mënyrë palët kënaqen të gjitha, shkruan DW, edhe BE, edhe Berlini, edhe Shqipëria.

DW citon një shprehje ballkanike: Ujku është i ngopur dhe delja është e paprekur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.